Ish-ministrja: Ka ardhur koha që Rama të bëjë një ikje të butë

21:48 | 22 Mars 2019

Ish-ministrja, Arta Dade ka dhënë versionin e saj për zgjidhjen e krizës politike në vend. Sipas ish-deputetes së PS-së, Rama duhet të bëjë një dalje të butë.

Ajo theksoi se ai duhet të zgjedhë një kryeministër tjetër socialist që do të mundësonte hapjen e dialogut.

Unë kohët e fundit në daljet e mia, kam pasur një version timin edhe për zgjidhjen e krizës, në të cilën mbetemi të mbërthyer, që Rama nëse vërtetë mendon për Shqipërinë, për integrimin, për të mos penalizuar edhe PS-në, forcën që e ka zgjedhur dhe krijuar mund të bënte një dalje të butë taktike. Një largim të vetin nga politika. Le të rrijë në politikë si kryetar i PS-së, por të zgjidhte një kryeministër tjetër socialist. Të bëhej një kabinet që do të emetonte siguri. Të qetësohej situata, të hapej dialogu. Sigurisht të merremi edhe me reformën në drejtësi, por edhe elektorale. Sepse mesa duket ky sistem që ndryshuam prodhoi këtë lloj parlamenti. Ka zëra që të rikthejmë në një farë mënyre jo sistemin që kishim, por mazhoritarin, i cili i bën liderit e partisë dhe strukturat të mendohen 10 herë për të kandiduar një person që do të garojë direkt. Në fakt deputetët tani janë no name, no face. Unë edhe tani të më thuash as grupi socialist nuk di të them. Shoh ndonjëherë aty ca thinjoshë dhe them ky thinjoshi, ç’është ky, nga erdhi ky”, tha Dade në emisionin “Provokacija”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara