Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar Donald Trumpin për zgjedhjen e presidentit të 47-të të SHBA-së.
Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg, shtoi se Partia e Lirisë do të mbetet gjithmonë e angazhuar për forcimin e partneritetit mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe në NATO, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Urimet më të përzemërta, në emrin tim dhe të Partisë së Lirisë, për Ju President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për këtë Fitore të Madhe dhe rikthim të merituar dhe me plot sakrifica të betejës Tuaj të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan.
Triumfi Juaj është një mesazh i çmuar që kombi amerikan i jep botës se fati i demokracisë është vetëm në duart e qytetarëve dhe se sa të shtrenjta janë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, demokracia dhe pluralizmi, shteti i së drejtës dhe barazia para ligjit edhe për qytetarin e thjeshtë përballë përpjekjeve dhe qëllimeve sfiduese anti-vlerë të aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë.
Besimplotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën lidershipin Tuaj, Zoti President, do të vazhdojnë të jenë frymëzim dhe mbështetje e pazëvendësueshme për popullin shqiptar.
Partia e Lirisë do të mbetet gjithmonë e angazhuar për forcimin e mëtejshëm të Partneritetit dypalësh Strategjik në fushën e sigurisë dhe në NATO dhe besoj se, nën drejtimin Tuaj, ne do t’i forcojmë këto lidhje dhe zgjerojmë më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat, në interes të të dy vende dhe popujve tanë miq./Arbresh.info
Rexhepi: Padia në Strasburg, hap i rëndësishëm për shqiptarë...
13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli
Rutte: Nuk ka plane që NATO të bashkohet me luftën kundër Ir...
Ministrja e Mjedisit: Mbrojtja e lumenjve dhe ujërave, prior...
Eman Rrahmani: E vlerësoj punën e presidentes Osmani, por vo...
Rriten çmimet e gazit deri në 45%, pas tensioneve në Lindjen...