Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Prej së shtunës, Beqaj ndodhet në QSUT pasi ka shfaqur probleme si temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë.
Ai vijon të qëndrojë i shtruar në spital, nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërkohë që mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e pastabilizuar.
Ilir Beqaj u arrestua në datë 4 korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK. Beqaj u prangos pasi akuzohet për shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Hetimet për këtë çështje po vijojnë, ndërsa Beqaj mbetet në paraburgim./iconstyle
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”