Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Kujtim Gjuzi ka deklaruar se nuk do të mbajë maskën në ambiente të jashtme. Edhe pse një javë më parë, deputeti ka marr gjobën prej 30 mijë lekë të vjetra, sipas tij kjo nuk mund ta detyrojë që të mbajë maskën.
Gjuzi u shpreh se ky vendim i tij vjen pasi nuk ka asnjë rekomandim nga mjekët për mbajtjen e maskës me detyrim në ambiente të jashtme. Më tej pranoi se maskën do e vendosë vetëm në ambiente të mbyllura.
“Unë nuk do ta mbaj maskën në ambiente të hapura, në ambiente të mbyllura po. Mbajtja e maskës nuk këshillohet nga ekspertët, kështu që nuk kam për ta vendosur, pavarësisht gjobës që më kanë vënë”,- u shpreh Gjuzi që në nisje të seancës në Kuvend.
Gjuzi ka deklaruar në seancën e sotme parlamentare se është gjobitur nga policia dhe nuk e ka refuzuar, por se gjoba është vendosur para se vendimi i kryeministrit të miratohet nga Kuvendi. Ai tha se nuk do ta vendosë gjobën në ambiente të hapura.
“Unë kam marr një gjobë nga grupi policor i Policisë së Shtetit, gjë që nuk e kam refuzuar, por nuk mund të njihen vendimet e kryeministrit kur ato nuk vijnë në Kuvend. Në këtë koncept, Kujtim Gjuzi proteston me forcë. Maska sipas mjekëve në Akademinë kombëtare konservatore të shkencave, këshillon që në ambiente të hapura nuk këshillohet, pra nuk është maskë profilaktike. Ju deklaroj këtu se unë nuk do ta mbaj maskën jashtë ambienteve të mbyllura, në ambiente të mbyllura po”, – deklaroi Gjuzi.
Punonjësit e Policisë në Shqipëri marrin shpërblim në fund t...
Spiropali në pritjen e fundvitit: Diaspora shqiptare, pjesë ...
Toney, Elijonës: Nuk dua të bëj lojë me ty
Gjiganti francez e do Rrahmanin, kjo është oferta
Ragip Xhaka dorëhiqet nga kreu i degës së PDK-së në Zvicër: ...
Mbi 45% të numëruara, kaq vota kanë marrë liderët e partive ...