Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në koordinim me Prokurorinë e Shtetit në Pejë, Policinë e Kosovës dhe Doganën e Kosovës – Njësia Kundër Kontrabandës, ka realizuar sot një aksion të gjerë inspektimi te operatorët ekonomikë që tregtojnë metale të çmuara në Rajonin e Pejës.
Qëllimi i këtij operacioni ishte verifikimi i ligjshmërisë së tregtimit, prejardhjes së metaleve të çmuara dhe respektimit të standardeve teknike sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë.
Gjatë kontrolleve në terren, inspektorët dhe zyrtarët e institucioneve të përfshira evidentuan shkelje të shumta, të cilat rezultuan në masat e mëposhtme:
Fondi Monetar Ndërkombëtar për Kosovën: Ngërçi politik ndikoi në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e inflacionit
Ndalim i përkohshëm i mallrave: IQMT ka ndaluar mbi 20 kg ari të paverifikuar dhe pa shenjëzuar nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës. Këto mallra do të mbeten të bllokuara deri në përfundimin e procedurave ligjore.
Sekuestrim i metaleve të çmuara: Janë sekuestruar mbi 25 kg punime ari për të cilat subjektet ekonomike nuk kanë prezantuar dokumentacionin e nevojshëm mbi prejardhjen.
IQMT thekson se tregtimi i metaleve të çmuara pa shenjëzim ose dokumentacion të rregullt përbën shkelje të rëndë dhe ndëshkueshme. Inspektorati paralajmëron se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë territorin e Kosovës dhe ndaj çdo parregullsie do të ndërmerren masa rigoroze sipas ligjeve në fuqi.
Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente, i ndërron e...
Begaj uron besimtarët e krishterë për Pashkët: Shpresë, paqe...
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?