Kristi Balukja është identifikuar si personi që humbi jetën në orët e para të mëngjesit në Elbasan, si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde eksplozive.
25-vjeçari ishte duke vendosur bombën në makinën e shtetasit Renato Çepa, kur ajo aksidentalisht shpërtheu dhe i shkaktoi dëmtime të mëdha, për të humbur më pas jetën në spitalin rajonal.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e Çepës.
Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti./telegrafi/
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
Sorensen flet me zyrtarin e OKB-së për zbatimin e Ligjit për...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
Presidenti Trump kërcënon Iranin: Do shkatërrojmë fushën e g...