Policia ka vënë në pranga 41-vjeçarin Dritan Kullaj, i shpallur në kërkim për dy vepra penale. Arrestimi i tij u krye në Pikën Kufitare të Qafë Morinës, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe bashkëpunimit mes strukturave policore.
Sipas njoftimit të Policisë, Kullaj ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Pas arrestimit, i dyshuari është dorëzuar tek autoritetet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 për ekzekutimin e masës së sigurisë./Euronews.al.
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...