Policia e Shtetit ka finalizuar fazën e 90-të të operacionit “Operacionalja”.
Në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Y.M, banues në Tiranë rezulton i dënuar në Itali me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg për trafikim të narkotikëve dhe vjedhje në rrethana rënduese.
Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit Bologna, Itali, në korrik të vitit 2022, e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhje në rrethana rënduese”.
Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje