Një i ri shqiptarë është arrestuar nga policia Italiane për shkak se ka plagosur rëndë me thikë një italian pronar të një bari.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Corigliano Calabro, aty ku 21-vjeçari kishte hyrë në ambientet e një lokali ku pasi kishte konsumuar diçka, kishte hyrë në tualet.
Ai kishte qëndruar për një kohë të gjatë brenda saqë pronari kishte shkuar për t’i kërkuar të largohej. Këtu ka nisur edhe sherri mes tyre.
I riu shqiptar ka rrëmbyer një thikë kuzhine që ishte aty pranë duke qëlluar të paktën tre herë pronarin e lokalit. Si pasojë e plagëve pronari i lokalit ka bërtitur dhe thirrjet e tij janë dëgjuar nga disa kalimtarë. Këta të fundit kanë hyrë në lokal dhe kanë parë shqiptarin i cili tentonte sërish të godiste 28-vjeçarin Italian.
Shqiptari thuhet se është ndaluar që ta vrasë 28-vjeçarin, nga një bashkëkombas i tij, ndërsa më pas u arratis nga vendi i ngjarjes, për tu arrestuar pas disa orësh. Mbi të tashmë rëndon akuza për tentativë të vrasjes.
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...