Një 25-vjeçar nga Hasi është arrestuar pas ka tentuar të korruptojnë një efektiv policie, duke i ofruar atij para për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për drejtimin e mjetit të tij tip Golf 5.
Mësohet se Kristal Brati është ndaluar nga patrulla e policisë pas është konstatuar se në aksin rrugor Thumanë – Lezhë, ai ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar, çka është provuar edhe nga matja e saj me anë të radarit.
Në këtë moment 25-vjeçari i ka ofruar 5000 lekë punonjësit të policisë rrugore, për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej.
Arrestimi i tij në flagrancë u krye për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme./TCh
Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët elektrikë janë të saktë, s’k...
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...
Altin Krasniqi bashkë me dy fëmijët e tij, feston ditëlindje...