Këshilli i Lartë Gjyqësor me unanimitet votash ka pezulluar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Fierit, Roland Hysi, i cili i ka kërkuar marrëdhënie seksuale dhe para një gruaje të divorcuar për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës.
Gjatë mbledhjes anëtarët e KLG shprehën vendosmërinë për të luftuar pa asnjë kompromis çdo akt apo sjellje që diskrediton rëndë figurën e gjyqtarit.
Ndërkohë 50-vjeçari Hysi dhe psikologja Elona Meçani u arrestuan ditën e djeshme dhe të dy akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ata u arrestuan pas transmetimit mbrëmjen e së martës të një kamere të fshehtë në një emisionin investigativ, ku gruaja, denoncuese tregoi gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj.
Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit./tch/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...