Denis Bajri, i cili u arrestua në shkurt të vitit 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe u ekstradua sot në vendin tonë.
Policia e shtetit tha se në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, rreth orës 16:30, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, të Denis Bajri 37 vjeç.
Ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.
Shtetasi Denis Bajri në përfundim të procedurave iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve.
Denis Bajri, ose i njohur edhe me mbiemrin Brajoviq, akuzohet për ekzekutimin e Gjin Ndojin në gusht të vitit 2020.
Sipas përgjimeve në aplikacionin “SKY”, që dolën gjatë “Metamorfozës”, vrasja u organizua nga Behar Bajri.
Ekzekutimin e kreu , i cili pasi “kreu me sukses” punën që iu ngarkua, i shkroi fillimisht Bajrit, duke e informuar dhe duke kërkuar që Edmond Preka që i siguroi transportin, ta priste, pasi “ishte afër”. Më pas, ai i shkroi Ervis Martinajt. Me mesazhin “Kryvi”, e bëri me dije se vrasja ishte kryer.
Gjin Ndoji njihej edhe me emrat Gjin Boriçi apo Ndue Gjini.
Real Madridi fiton derbin me Atletico Madridin, vazhdon luft...
Interi nuk di për fitore në Serie A – ndalet edhe nga Fioren...
I vrari në Majac të Podujevës raportohet se është një person...
Tensione globale, ambasada e SHBA në Tiranë publikon njoftim...
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar po marri...
Vrasja në Majac- Trupi i viktimës tërhiqet nga IML