Muzetë dhe parqet arkeologjike në të gjitha qytetet e vendit tërheqin gjithnjë e më shumë një numër të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj.
Me rastin e festave të nëntorit, në të gjitha muzeumet e qytetit të Korçës hyrja do të jetë falas. Një nismë kjo e Ministrisë së Kulturës për t’i dhënë mundësi jo vetëm qytetarëve të Korçës, por edhe vizitorëve të shumtë të cilët kanë zgjedhur të kalojnë ditët e pushimit në Korçë, të shohin këto muzeume si dhe të njihen me kulturën, artin dhe historinë e vendit tonë.
Në datat 28 dhe 29 nëntor Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Muzeu Arkeologjik dhe Muzeu i Arsimit do të hapin dyert për vizitorët. Ashtu si çdo vit përgjatë këtyre ditëve hyrja do të jetë falas në muze për gjithë vizitorët vendas. Një mundësi e mirë kjo për të gjithë ata që kanë zgjedhur të qëndrojnë në Korçë gjatë këtyre ditëve të festave kombëtare për të bërë diçka ndryshe dhe për t’u njohur me trashëgiminë kulturore të vendit tonë. Gjithashtu pjesë e kësaj nisme të Ministrisë së Kulturës, nën moton “Njih kulturën tënde” është edhe e diela e fundit e çdo muaji që ofron hyrje falas në muze për gjithë vizitorët vendas dhe të huaj./rtsh.al/
Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë
Bleona Qereti kërkon liri për Hashim Thaçin, e quan “idiot” ...
Rama drejt Bordit të Paqes, del fotoja e parë nga Washington...
Gjykata në Gjilan i zëvendëson paraburgimin me arrest shtëpi...
Ministri Demo me Kryeministrin Rama në Uashington, marrin pj...
Arrestohen katër persona për shitjen e paligjshme të një pro...