Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi pasditën e kësaj të martë një takim nga Roskoveci në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet 2025. Gjatë fjalimit të tij, Rama premtoi se në Shqipërinë 2030, paga minimale do të jetë 650 euro.
“Paga minimale sot është 400 euro, në janar të 2026 do jetë 500 euro. Objektivi është që në Shqipërinë 2030, paga minimale do jetë 650 euro. 66 milionë euro i merrte shteti, duke u bërë uljen e taksës dhe TVSH në zero, këto 66 milionë euro në vit janë nga bizneset. Për bizneset deri në 140 mijë euro, edhe për të, 58 milionë euro në vit, nuk ka marrë shtetin, por ka mbetur atyre”, tha Rama.
Më shumë ai foli për Bashkimin Evropian, si një vendim për vendosjen e barazisë para ligjit.
“Hyrja në Bashkimin Evropian do t’i sigurojë shqiptarëve garancinë përfundimtare. Përpjekja jonë për të vendosur në këtë vend barazinë para ligjit, do të jetë e pakthyeshme”, shtoi kryeministri./euronews.al
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari