Një tjetër incident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje në brigjet e Shqipërisë, ku një i ri belg ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti me mjet lundrues.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku 21-vjeçari belg, i identifikuar me inicialet H. K., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi një Jet Ski gjatë manovrave në det, duke përfunduar në ujë.
I riu është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Durrësit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por për shkak të dëmtimeve të rënda është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Burimet mjekësore bëjnë të ditur se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia e Durrësit ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Në kuadër të veprimeve procedurale, është shoqëruar në komisariat pronari i mjetit lundrues, shtetasi S. Xh., për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe për dokumentimin e çdo përgjegjësie ligjore që mund të dalë nga hetimet.
Autoritetet u bëjnë thirrje pushuesve dhe përdoruesve të mjeteve lundruese që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qëndrimit në det, për të shmangur ngjarje të tilla tragjike.
Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrë...
Turqia i dhuron Shqipërisë një avion qeveritar me vlerë 11.9...
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrues...
Lladrovci uron Krishtlindjen: Ditë për të kujtuar e vlerësua...
MMPHI në gatishmëri për reshjet e borës, nis kriposja dhe pa...