Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha zhvilloi një vizitë zyrtare në Pragë, në krye të një delegacioni që përbëhej nga drejtues të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), ku u prit nga Zv.kryeministri dhe Ministër i Brendshëm i Republikës së Çekisë, Vit Rakusan.
Dy ministrat bashkë ndanë vlerësime për nivelin e dialogut politik, ku Çekia renditet tek një nga vendet që ofron mbështetje të palëkundur në rrugën integruese të vendit në BE.
Ministri Hoxha e vlerësoi takimin si shumë të frytshëm dhe miqësor.
“Sapo përfundova një takim miqësor me Ministrin e Brendshëm të Republikës Çeke, i cili më siguroi mbështetjen që do të japë Republika Çeke për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Bashkë me mua, ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, për të thelluar bashkëpunimin midis dy policive tona. Vlerësuam bashkarisht komunitetin shqiptar që jeton në Çeki, një komunitet i mirëintegruar dhe është një urë lidhëse midis dy popujve tanë”.
Homologu çek mirëpriti ftesën për të vizituar Shqipërinë në fillim të muajit qershor, kohë e cila përkon me hapjen e sezonit turistik, ku tashmë e dimë që një pjesë e konsiderueshme e turistëve vijnë edhe nga Çekia”, tha për mediat, Hoxha.
Një tjetër fushë me interes bashkëpunimin mes dy vendeve është ajo për sekuestrimin dhe rikuperimin e aseteve me burim kriminal. Kryeadministratorja Risena Xhaja pati një bisedë me homologët çekë, për të ndarë eksperiencën dhe përfituar asistencë dhe përvojë.
/rtsh.al/
Lëndimi i Medon Berishës nuk është shumë serioz, mësohet kur...
Zelensky njofton: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO
“Mjera ti me kë je merr, coftinë” – Fjolla dhe Edi debatojnë...
Ballkani në margjina, Ballkani në qendër: Si e sheh SHBA-ja ...
Berisha paralajmëron protesta masive: Më 22 dhjetor nisim be...
Ish-hulumtuesja e Hagës: Specialja nuk duhej të ishte bërë r...