Në festat e fundvitit është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve që rikthehen në atdhe, duke shtuar fluksin e lëvizjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha priti sot ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, me të cilën diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në çështjet e sigurisë në tërësi, si dhe u ndal tek lehtësimi i lëvizjes në pikat kufitare ndërmjet dy vendeve, ku konkretisht ka një rritje të fluksit të qytetarëve që kthehen në atdhe për festa.
“Në kuadër të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët, theksova nevojën për rritjen e komunikimit mes autoriteteve policore e doganore, si dhe shtimin e personelit nga pala greke në pikat kufitare, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të lartë të lëvizjes”, shkruan ministri Hoxha në rrjetet sociale, pas takimit me diplomaten greke.
“Shprehëm angazhimin për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta në dobi të qytetarëve të të dy vendeve”, theksoi Hoxha.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...