Atentatet e njëpasnjëshme dhe dështimi i Policisë së shtetit në parandalimin e këtyre ngjarjeve, ka krijuar një situatë shqetësuese tek qytetarët shqiptarë.
Janë të shumta komentet në rrjetet sociale, të cilët drejtojnë gishtin drejt paaftësisë së Policisë për të ushtruar kontroll mbi territorin e vendit.
Pas atentatit të mbrëmjes së sotme, ku humbi jetën i riu Klisman Preçi, 27 vjec, ndërsa mbeti i plagosur rëndë 46-vjeçari Ylli Brahimi, ka reaguar gazetari Artan Hoxha.
Në një postim në Facebook, ai drejton gishtit drejt strukturave shtetërore për mosreagim në kohë ndaj një situate të këtillë të rëndë.
“Jo me larg se sot në dreke, live në ABC për masakren e Fushe Krujes, bera apel per situate alarmante të krimit, pasi nese shteti nuk reagon do të kete ngjarje tjeter shume shpejt…
Por dreqin jo kaq shpejt, se as cunat e Brrylit nuk po arrijne dot te vendosin koeficentet e parashikimit të skedines…”, ka shkruar gazetari i Abc, Artan Hoxha. /albeu.com/
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e nj...
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...