Mbetet e vështirë gjendja shëndetësore e 7-vjeçares nga Vau i Dejës, e cila dyshohet se është helmuar nga ilaçi i brejtësve në një magazinë pranë shtëpisë së saj.
Për të njëjtën arsye mendohet se humbi jetën edhe vëllai i saj 3-vjeçar pasditen e 22 shkurtit.
Burime nga shërbimi i pediatrisë në QSUT thonë se pas 72 orësh shumë të vështira, e mitura vijon të jetë në terapi intensive.
Ndërkohë, drejtues të spitalit të Shkodrës kanë treguar dinamikën e ngjarjes, përpjekjet e mjekëve për të mbajtur në jetë 3-vjeçarin dhe dërgimin me urgjencë të motrës së tij drejt Tiranës.
Familjarët kanë qenë të rezervuar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa nga policia priten rezultatet e analizave toksikologjike. Referuar shenjave të pacientëve të vegjël dhe informacioneve të marra nga familjarët, dyshohet se të dy fëmijët janë intoksikuar nga ilaçi i brejtësve që prindërit kishin përdorur për spërkatjen e një magazinë pranë shtëpisë. /A2
Ndalohet “hajni” që vodhi 1 milion euro ari në Prishtinë, i ...
Trump: Nëse s’hapet Hormuzi, do t’i shkatërrojmë centralet i...
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...