Një rast helmimi masiv po trajtohet në urgjencën e Spitalit të Durrësit, teksa në gjendje të rënduar kanë mbërritur disa punonjëse të një rrobaqepësie.
Paraprakisht u dyshua se helmimi ka ardhur nga kimikatet që përdoren për ngjyrosjen dhe ruajtjen e copave, por nuk përjashtohet as intoksimi nga gazrat që çlirohen nga aktiviteti në fabrikë.
Por në një reagim zyrtar, policia bën me dije se nga veprimet e deritanishme të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se helmimi ka ndodhur për shkak të gazit të kondicionerëve.
“Sot disa punëtorë i kanë lëvizur kondicionerët për ti nxjerrë jashtë ambienteve të punës dhe dyshohet se gjatë lëvizjes kanë lëshuar gaz helium dhe ky ka qenë shkaku që punëtoret nuk janë ndier mirë nga ana shëndetësore”, sqaron policia.
Gjendja shëndetësore e tyre është përmirësuar ku 6 prej të cilave kanë dalë nga spitali dhe 2 janë dërguar në spital në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është shoqëruar pronari i rrobaqepësisë, shtetasi italian G.S. dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes./TCH
Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...
Tahiri: Një pajtim mes pozitës dhe opozitës për presidentin,...