Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga takimi përmbyllës elektoral në Elbasan është ndalur tek një tjetër problem i rëndësishëm sipas tij për vendin tonë.
Berisha në fjalën e tij shprehet se asnjë nuk do ta kishte menduar se niveli i lindshmërisë do të ishte kaq i ulët në vendin tonë. Kreu i PD-së thekson se një shtëpi pa djep është një derë e mbyllur nesër.
“Të gjitha këto japin një frymëmarrje të re për çdo njeri. Të gjitha këto krijojnë një mundësi të re për çdo shqiptar. Me të gjitha këto që unë përmenda nuk bëjmë asgjë tjetër vetëm ua kthejmë paratë ju, paratë tuaja, paratë që merren nga taksat tuaja. Dhe kjo është detyrë morale, ligj, Kushtetutë për çdo pushtetar. Të dashur qytetarë të Elbasanit, këto janë jetike. Ne përballemi sot me një rrezik ekzistencial që kurrë ndonjëherë asnjëri prej nesh nuk e kishte përfytyruar. Cili qytetar nga Elbasani apo shqiptar do mendonte se do vinte një ditë që ne jemi këtu, kombi shqiptar të ketë treguesin e lindshmërisë më të ulëtin në botë.
Dhe e gjitha kjo për shkak se në 10 vite, 620 mijë të reja dhe të rinj u larguan nga Shqipëria. Kush mund të mendonte nga ne se sot do kishim rrethe me 13 lindje në një vit. Do kishim qytete si Erseka me një lindje në vit. A nuk është kjo një hata për të ardhmen tonë? Të gjitha këto erdhën me një moto, le të ikin se do vijnë cingaleshë, bangladeshas, etj. A ka qëndrim më armiqësor se ky? Miq, një shtëpi pa të rinj është shtëpi pa të ardhme. Një shtëpi pa djep është derë e mbyllur nesër. E dëgjoja në Tepelenë, kishte një grup të rinjsh përpara, burreci 2 metra i gjatë, dhe u thoshte se në mandatin tonë të katërt, do keni nga dy kg fara kungulli të qëruar në muaj. Ky është vlerësimi. Unë u garantoj se edhe pushtuesi më i egër joshqiptar po të ishte, në këtë katastrofë demografike nuk do guxonte kurrë t’u thoshte të rinjve se do u servirim mandatin e ardhshëm dy kile farë kungulli në muaj. Pra, ky është preokupimi”, tha Berisha./tvklan.al
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...