Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, shprehu kënaqësinë e tij gjatë një takimi me një grup bashkëkombasish në Montreal të Kanadas.
Në këtë takim, u vlerësua roli thelbësor i diasporës në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, si dhe mundësitë për investime në sektorë të ndryshëm si infrastruktura, teknologjia dhe turizmi.
Ministri Hasani theksoi gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhjet e 2025.
“Vlerësuam rolin thelbësor të diasporës në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, mundësitë për investime në sektorë si infrastruktura, teknologjia dhe turizmi, dhe më në fund, mundësinë e shumëpritur për pjesëmarrje në zgjedhjet e 2025.Jemi të vendosur të forcojmë lidhjet mes diasporës dhe vendit tonë, duke bërë së bashku hapat e fundit drejt realizimit të qëllimit tonë për integrim në Bashkimin Evropian dhe Shqipërisë 2030”, shkroi Hasani./Arbresh.info
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...