Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani është takuar me kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister në Bruksel.
Me anë të një postimi në Facebook, Hasani u shrpeh falënderues ndaj Komisionit për Punë të Jashtme për mbështetjen e së ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit në BE, shkruan Arbresh.info.
“Bruksel, diskutim i frytshëm me David McAllister, Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian. Falënderues ndaj Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian për mbështetjen e zëshme të së ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit në BE, si dhe për angazhimin personal të McAllister.”, ka shkruar Hasani./Arbresh.info/
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...