Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani zhvilloi sot një takim me homologun zviceran, Ignazio Cassis.
Hasani bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale se gjatë takimit u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Sipas tij, mes fushave ku Shqipëri-Zvicër mund të bashkëpunojnë janë dixhitalizimi dhe infrastruktura.
“Shkëmbyem mendime për marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe mes dy vendeve tona, dhe diskutuam mënyrat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë dixhitalizimin, infrastrukturën, zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe bashkëpunimin në organizatat shumëpalëshe”, u shpreh ministri Hasani./atsh
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë