Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani po qëndron për vizitë zyrtarë në Itali ku është pritur në takim nga homologu i tij italian, Antonio Tajani.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hasani ka falënderuar Tajanin për mikpritjen teksa ka njoftuar rreth diskutimeve që kanë zhvilluar, përcjell Arbresh.info.
“Ne diskutuam mënyra praktike për të përshpejtuar integrimin në BE përmes tregut të përbashkët rajonal dhe thellimin e bashkëpunimit me tregun e përbashkët të BE-së”, ka shkruar Hasani.
“Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj integrimit në BE, duke i dhënë përparësi integrimit të përshpejtuar sektorial përpara anëtarësimit të plotë dhe duke u fokusuar në reformat kryesore për rritje të qëndrueshme”, tha Hasani./Arbresh.info
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj