Në ditën e parë të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, që po mbahet në selinë qendrore të Aleancës në Bruksel, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, nënvizoi domosdoshmërinë që NATO mos të largojë vëmendjen nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, pasi kjo kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Duke iu referuar angazhimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama në samitin e Vilniusit, mbi shpenzimet e Shqipërisë për mbrojtjen, ministri Hasani tha se kuota prej 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, është niveli minimal i angazhimit të deklaruar dhe jo maksimumi i tij. 3 vjet nga agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë, Ministri Hasani theksoi mbështetjen e Shipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Ministrat pjesëmarrës trajtuan progresin e vendimeve të marra në Samitin e Vilniusit, të cilat synojnë që NATO të vijojë të ruajë paqen, të parandalojë konfliktet dhe të mbrojë popullatën dhe vlerat e vendeve aleate, si dhe prioritetet e Samitit të Uashingtonit, i cili do të mbahet në korrik të këtij viti.
Ky ministerial është i parë në nivel të Ministrave të Jashtëm, me pjesëmarrjen e Suedisë në cilësinë e vendit aleat, duke çuar Aleancën në 32 vende aleate. Po ashtu ky takim përkon me 75-vjetorin e themelimit të NATO-s dhe me 15-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në Aleancën Euro-Atlantike./tvklan.al
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit