Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka mbërritur në New York, për të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ministri Hasani pritet të firmosë disa marrëveshje për liberalizimin reciprok të vizave, në funksion të forcimit të pasaportës shqiptare në botë.
Gjithashtu, ministri do të ketë takime dypalëshe me Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit, Bullgarisë, Egjiptit, Gjeorgjisë, Kazakistanit, Maltës, Marokut, Mongolisë, Turkmenistanit, Qipros etj.
Java e nivelit të lartë nisi dje me takimin “Beijing+30: drejt një bote me barazi gjinore”, ku Ministri Hasani nënvizoi politikat e qeverisë shqiptare që nxisin angazhimin kuptimplotë të grave në jetën publike.
Prioritetet e Shqipërisë, gjatë sesionit të 79 të Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së do të jenë në përputhje me kontributin e dhënë gjatë periudhës së anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit dhe përfshijnë promovimin e multilateralizmit, mbështetjen për Axhendën 2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së/euronews.al
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...
Përleshje me armë mes vëllezërve në Bokshiq të Klinës, një i...