Shqipëria sot zyrtarisht ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka quajtur këtë moment historik si kurorëzim i përpjekjeve të deritanishme të Qeverisë, përcjell Arbresh.info.
Rama në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh do t’ua ndriçoj fillin e arsyes të gjithë atyre që ngritën akuza.
Postimi i plotë:
Një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit*
Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret”:
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma në administratën publike
-Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Prokurim publik
-Statistikat
-Kontrolli financiar
*mbase përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...