Pas arrestimit të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rahman Rraja, ka dalë edhe komunikata zyrtare e policisë. Ndonëse Rraja ka dhunuar dhe abuzuar me ish-të dashurën e tij Xhisela Maloku, për habinë e të gjithëve, akuza zyrtare duket të jetë vetëm ajo e “përndjekjes”.
Në komunikatën e policisë, e publikuar më poshtë thuhet se shtetasi Rexhep Rraja “akuzohet për veprën penale ‘Përndjekja’ parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal”.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë kapjen me qëllim ekzekutimin e Urdhrit të Prokurorisë Krujë mbi bazën e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, nr.189 dt. 29.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për shtetasin Rexhep Rraja 24 vjeç, banues në Krujë.
Ai akuzohet për veprën penale ‘Përndjekja’ parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme”, thuhet në një reagim zyrtar të Policisë.
Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit, Shqipëris...
Mitrovica ndan 50 euro për fëmijët me autizëm në Ditën Ndërk...
Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu ...
“Iu bëftë mirë”, Kryetari i New Yorkut, Zohran M...
Përveç vetës, kë e çoi Brikena në nominim për finalistin e p...
Kapet me shtatë emigrantë në kamion, shoqërohet në polici nj...