Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme çështjen ndaj një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.
Ky grup, ku bëjnë pjesë edhe Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani, akuzohet për një sërë krimesh të rënda të shtrira nga prilli i vitit 2021 deri në maj të vitit 2023.
Vrasje, hakmarrje dhe eksplozivë
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Laert Haxhiu, si drejtues dhe organizator, akuzohet për 14 vepra penale në bashkëpunim me anëtarët e tjerë. Krimet variojnë nga vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë, sigurim kushtesh për vrasje, si dhe vrasje për gjakmarrje.
Në dosjen e SPAK përfshihen akuzat për ekzekutimin e:
Çajup Selimit (Tepelenë, 1.6.2021)
Fridman Xhaferrajt (Korçë, 2.6.2021)
Alban Semakut (Peqin, 17.10.2021)
Albi (Dijonist) Bashaliut (Peqin, 27.12.2021)
Gjithashtu, grupi akuzohet për dy tentativë vrasjeje (në dëm të Kujtim Meta dhe të Rexhep Gjinës) dhe sulme të shumta me eksploziv, duke përfshirë shpërthimin në dëm të pronës së Rigels Rajkut (Noizy) në Durrës në qershor 2022.
Motivi dhe thelbi i grupit kriminal
SPAK shpjegon se aktiviteti kriminal i këtij grupi filloi si hakmarrje për vrasjen e kushëririt të Laert Haxhiut, Klodian Haxhiu, dhe arrestimin e miqve të tij.
Grupi i drejtuar nga Haxhiu synonte vrasjen e personave që konsideroheshin anëtarë të një grupi kriminal kundërshtar, i cili në atë kohë drejtohej nga Aldo Bare. Përveç atentateve ndaj jetës, ata kryenin edhe vjedhje me armë dhe shkatërrim prone përmes përdorimit të sasive të mëdha të lëndëve shpërthyese.
Laert Haxhiu, i cili u arrestua në Greqi, u ekstradua në Shqipëri në korrik të vitit 2024. Ndërkohë, SPAK njoftoi se hetimet vijojnë ndaj personave të tjerë të përfshirë në këtë strukturë kriminale./rtsh.al/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën