Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, i cili më herët në një intervistë për televizionin serb ka folur për incidentin me Gruevskin në Kuvend, gjatë miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Gruevski përmes një postimi në Facebook thotë se nuk është hidhëruar nga deklaratat e Xhaferit, pasi sipas tij, kryeparlamentari nuk është për t’iu hidhëruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Lexoj se Talati kishte deklaruar se kam qenë në krizë psikologjike. Duke e njohur çdoherë kur ndonjë ditë nuk ka mjaftueshëm të dezinfektohet, bie në krizë të maturisë dhe kështu sillet. Nuk i hidhërohem. Nuk është për t’iu hidhëruar”, ka shkruar Gruevski në Facebook.
Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira”...
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
Presidenti Trump kërcënon Iranin: Do shkatërrojmë fushën e g...