Përmes një statusi një rrjetet sociale, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski tani azilant e ka sqaruar idenë për zonën financiare ndërkombëtare në Shkup, e cila nuk po realizohet.
Në disa media lexova një tekst me shumë të pavërteta në lidhje me idenë e qeverisë që po udhëheqja për krijimin e një zone financiare ndërkombëtare në Shkup. Teksti është plot me gjëra dhe informacione të pasakta, por unë do të prek vetëm më të rëndësishmet.
“Që nga dita e parë filluam të punojmë për idenë e një zone financiare ndërkombëtare, si një ekip ekonomik kishim idenë se zona financiare nuk do të funksiononte mbi principin “of-shop”.
Ne nuk kishim dilema për këtë çështje, ashtu si nuk kishim dyshime se zona nuk duhet të lejojë asgjë të paligjshme ose komprometuese, përfshirë çdo mundësi për pastrim parash. Dhe teksti që lexova është i bazuar në atë.
Ideja dhe vizioni ishte që të tërhiqnin kompani financiare shumëkombëshe për të zhvendosur selinë e tyre në Maqedoni dhe që Maqedonia të përfitonte.
Ideja ishte për të fituar besueshmëri dhe besim, si dhe tërheqje, në fushën e ligjeve financiare dhe rregullatore të Anglisë, dhe kishte ide për ligjet e Luksemburgut ose një kombinim të të dyjave, megjithëse Anglia ishte më e përhapur”, është shprehur ai./ina
Hyseni: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit janë p...
Ministria: Qytetarët që s’i kanë pranuar subvencionet për rr...
Përfundon aksioni në ARBK, zyrtaret e ARBK-së dyshohen për n...
Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në ...
Sveçla kërkon koordinim të shtuar për zbatimin e Ligjit për ...
Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj