Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar, pasi është denoncuar për përndjekje nga e ish-e dashura e tij, 10 vjet më e madhe. Burime nga policia thanë se shtetasja me iniciale A. A., është paraqitur në komisariatin nr.4 pasditen e së mërkurës, duke denoncuar ish-të dashurin për përndjekje, dhunë fizike e psikologjike, madje edhe kanosje serioze për jetën.
Gruaja e divorcuar, 41-vjeçare, pretendon në polici se ka pasur një lidhje me shtetasin me iniciale M.P., 31 vjeç, lidhje së cilës i kishte dhënë fund për shkak të dhunës që ai ushtronte vazhdimisht ndaj saj. Por këtë vendim ai nuk e kishte pranuar duke e përndjekur gjatë 3 muajve që ata ishin ndarë.
Kallëzuesja ka pretenduar se ata kishin jetuar bashkë në shtëpinë e saj për një kohë të gjatë, por pas ndarjes ajo nuk e kishte lejuar që të shkonte më në shtëpinë e saj, duke ndërruar edhe bravën e derës. Por thuajse çdo natë ai ka shkuar te dera e apartamentit duke i krijuar shqetësime të vazhdueshme dhe gjendje ankthi.
Madje në një rast, kur 41-vjeçarja është ndeshur në rrugë me të, ai ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj, në sy të dhjetëra personave. Ndërsa e ka kërcënuar se në rast se ajo do të lidhej me njeri tjetër, do ta vriste bashkë me të. Burime nga Policia thanë se 31-vjeçari ka qenë i proceduar edhe më parë për kanosje. Ndërsa aktualisht është shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tij
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...
LDK fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët, rastet shkojnë...
Me një gol në fund të pjesës së parë, Sllovakia shkon me epë...
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...