Brenda një muaji, gripi i shpendëve në Shqipëri ka shuar disa biznese me pula. Sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, deri më tani kanë ngordhur 497 986 pula në dy kompanitë “Rea’s” dhe “AIBA”, të prekura nga influenca aviare H5N1.
Ministria e Bujqësisë ka dalë me një deklaratë publike për mediat, ku bën me dije se pulat e ngordhura tashmë janë asgjësuar. E njëjta thotë se asgjësimi i tyre është bërë përmes procesit të djegies, por pa dhënë më tepër detaje mbi vendin.
Ndërkaq, “Report Tv” raportoi se deri më tani janë asgjësuar mbi 975 mijë vezë të kontaminuara (561.180 kokrra veze tek Rea’s dhe 413.880 kokrra veze AIBA), pasi ndodheshin në depot ku u infektuan shpendët.
Situata me gripin e shpendëve është reflektuar menjëherë në treg, pasi është shtrenjtuar direkt çmimi i vezëve, nga 20-22 lekë kokrra në fillim të muajit, në 30 lekë aktualisht.
Vatra e parë me gripin e shpendëve u njoftua nga Ministria e Bujqësisë më 3 mars tek ferma “Rea’s” në Rrashbull të Durrësit, dhe më 13 mars u infektua edhe ferma e “AIBA”-s. /reporttv
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...
Artmotion në kulmin e sezonit – dy shtëpi, nominimet e fundi...
Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, digjen 22 lopë e viça
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar
Haxhiu: Kuvendi do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamenta...