Dogana e Kapshticës në kufi me Greqinë është në prag të rihapjes pasi që prej datës 7 dhjetor të vitit të kaluar nuk lejohet hyrja në vendin fqinj, por vetëm dalja prej tij. Institucionet greke njoftojnë se do i dërgojnë një letër ministrisë kompetente për heqjen e ndalimit të hyrjes nga Kapshtica.
Në letër theksohet se kërkohet rihapja me kusht që të respektohen rregullat sanitare dhe kontrollet e koronavirusit (testi për COVID-19 që je negativ) për personat që hyjnë, ashtu siç është e vlefshme edhe në Kakavijë.
Theks i veçantë u vendos edhe te pasojat e bllokimit të kalimit të kamionëve dhe mallrave, pasi për të hyrë në Greqi ata do të duhet të kalojnë përmes Kakavijës duke rënduar në aspektin e kohës dhe kostos. Tashmë vendimi është në dorën e institucionit që kontrollon menaxhimin e pandemisë në Greqi.
Deri tani hyrja për në Greqi bëhet vetëm nga Kakavija./ db/ Abcnews.al
Rinumërohen 80 për qind e votave
Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...