Organet greke të Rendit kanë arrestuar në Sajadha të Thesprotisë një shtetas shqiptar 81 vjeç, ndaj të cilit ishte dhënë urdhërarresti me akuzën për përdhunim, abuzim seksual dhe joshje të fëmijëve.
Arrestimi është kryer ditën e martë në mbrëmje në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës, nga policët e Departamentit të Policisë së Sajadhës.
81-vjeçarit i është kontrolluar pasaporta në pikën e daljes së kësaj dogane dhe është konstatuar se në vitin 2011 është lëshuar ndaj tij një urdhërarresti për veprat penale të mësipërme nga Prokuroria e Korfuzit, pas padisë që kishin bërë atje prindërit e një fëmije të mitur.
I arrestuari u dërgua te prokurori publik i Thesprotisë, ndërsa hetimet po i zhvillon Departamenti policor i Sajadhës, që nuk ka publikuar ende të dhënat e 81-vjeçarit shqiptar, për shkak të hetimeve dhe për të mos u bërë publik identiteti i fëmijës ndaj të cilit është abuzuar./tch
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...