Grabitje me armë në Tiranë, policia hapin zjarr ndaj tyre

20:13 | 9 Dhjetor 2023
KRG

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Prush të Tiranës.

Në momentin që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas denoncimit, autorët kanë hapur zjarr ndaj tyre.

Ndërkohë kanë reaguar edhe uniformat blu, duke shkaktuar shkëmbim zjarri mes të dyja palëve.

Nuk ka të lënduar nga të dyja palët, por autorët ende të paidentifikuar kanë mundur të largohen.

Policia është në ndjekje të tyre, ndërsa ende nuk dihet saktësisht se sa persona janë të përfshirë në krim. /TCh