Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur dinamikën e grabitjes në Rinas, ku dyshohet se u morën disa milionë Euro dhe mbeti i vdekur një prej autorëve.
Sipas gazetarit autorët ishin të armatosur rëndë dhe po të donin mund ta kishin marrë peng edhe avionin.
Hoxha tha se autorët e kanë ditur mirë se gjatë lëvizjes së tyre në brendësi të aeroportit do kishin të bënin me policë të paarmatosur.
“Kanë qenë disa kompani të ndryshme sigurie dhe tre banda të ndryshme. Deri tek hyrja e aeroportit paratë janë shoqruar nga policitë private pa incidente. Pastaj në pistë transporti bëhet nga një shoqëri kontraktore. Hyrja e autorëve në momentin kur kanë pritur të bëhet shkarkimi i parave. Ata kanë pritur që paratë të futen në brendësi të avionit. Punonjësit e shoqërive private që bëjnë transportin nuk kanë armë. Autorët e kanë ditur se duke vepruar në brendësi të aeroportit do kishin të bënin me policë të pa armatosur. Në brendësi të aeroportit, ka qenë një grup i gatshëm i FNSH. Më përpara ka qenë vetëm policia kufitare. Autorët të armatosur rëndë kanë hyrë brenda pa hasur në asnjë pengesë. Nëse ata do donin do e merrnin peng dhe avionin. Por me një avion nga Shqipëria nuk mund të largoheshin. Kur bëhet fjalë për miliona euro nuk është e lehtë as t’i transportosh”, u shpreh Hoxha.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...