Pasi ka heshtur për dy muaj duke mohuar përfshirjen në grabitjen e 3.2 milionë dollarëve, ish-komandoja Ditjon Memlika ka ndryshuar mendim dhe ka vendosur të tregojë shokët.
Në këtë mënyrë, ai ka fituar statusin e dëshmitarit të drejtësisë në dosjen e Rinasit, çështje për të cilën ka marrë gjithashtu statusin e të penduarit edhe i arrestuari tjetër, Admir Çerpja.
Me dy të penduar në dosjen e 3.2 milionë dollarëve, një pjesë e papërfillshme e të cilave u gjet e groposur në tenxhere, prokurorët po tentojnë të faktojnë rolin e secilit prej 7 të dyshuarve në grup.
Por ish-komandoja Memlika në grabitjen e Rinasit ka pohuar se e kishin angazhuar si informator së bashku me Fatjon Xhyliun, për të sinjalizuar transportin e valutës sapo të dilnin nga banka. Aktualisht për këtë grup janë në kërkim edhe dy persona të tjerë të konsideruar me role kryesore në grup, Admir Murataj dhe Klement Çala.
Dhe ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda po përpiqet të zbardhë se çfarë grabitjesh të tjera janë realizuar nga grupi, Prokuroria e Tiranës e mbylli dosjen dhe dërgoi si të pandehur në gjykatë 6 policë privatë të cilët do të gjykohen për shpërdorim detyre.
Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e marinës të Gardës Re...
Osmani përkujton masakrën e Padalishtës: Ditë e thirrjes për...
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë