Ka dështuar një tentativë grabitje në mes të Tiranës. Burime policore bëjnë me dije për “Panorama” se tentativa e grabitjes ka ndodhur në një lokal bastesh në qendër të kryeqytetit, tek rruga e “Barrikadave”, në orët e para të mëngjesit.
Sipas policisë, autor ishte një person, emri i të cilit ende nuk dihet, i cili me kapuc në kokë dhe armë në dorë hyri brenda lokalit dhe kërcënoi për grabitje.
Autori hyri rreth orës 03:40 minuta te lokali i basteve dhe kërcënoi me armë duke kërkuar paratë e xhiros.
Por nuk ishte shumë bindës, pasi i janë sulur punonjësit e lokalit, e pas rezistencës ai ia mbathi vrapit.
Sipas dëshmisë së punonjësit të lokalit, personi i maskuar dhe me armë është larguar në drejtim të sheshit “Skënderbej”.
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...