Në muajin dhjetor teksa Raheem Sterling ishte në Katar duke përfaqësuar Anglinë në Kupën e Botës, shtëpia e tij u grabit.
Nga bastisja, keqbërësit përfituan një shifër prej 300.000 funta teksa dyshohet se bëhet fjalë për dy apo më shumë shqiptarë si autorë të grabitjes.
Autoritetet britanike ende nuk kanë mundur t’i arrestojnë autorët ndërsa së fundmi bëjnë me dije se ata janë në Shqipëri.
Sipas të dhënave, Henri Osmani 44-vjeç i dyshuar për pjesëmarrje në grabitjen e shtëpisë së Sterling, ka hyrë në Shqipëri më datë 18 korrik.
Në lidhje me këtë foli për “The Sun” edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili theksoi se kushdo që bën krime në Britaninë e Madhe nuk mund të fshihet në Shqipëri dhe t’ia hedhë pa u gjykuar.
Policia shqiptare është duke punuar në bashkëpunim me autoritetet e Surrey për të kapur keqbërësin.
Nga ana tjetër, në Britani bëjnë të ditur se dy persona të tjerë janë në arrati, Alfred Isufi 48-vjeç dhe Gerard Kalaja 22-vjeç.
Ndërkohë një tjetër do të dalë në gjyq vitin e ardhshëm. sipas britanikëve, grupi i shqiptarëve ka marrë pjesë 33 grabitje me vlerë deri në 1 milionë funte./SS
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...