Dy të rinj, përkatësisht 19 dhe 20 vjeç janë arrestuar ditën e sotme nga Policia për grabitjen e tre karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës.
Bëhet fjalë për Florjan Thana dhe Klajdi Pupa. Më 12 dhjetor ata bënë grabitjen e parë, ndërsa ditën e djeshme rreth orës 2:00 grabitën edhe dy pika të tjera përballë njëra-tjetrës në autostradë, pranë Fllakës, raporton Panorama.
Por Policia i ka kapur ditën e sotme, teksa ata po prishnin paratë që kishin grabitur. Para arrestimit, ata kanë postuar një foto nga një restorant me diçiturën: “Të lutem mos na ngacmoni, se jemi familjarë”.
Dy të rinjtë u arrestuan ditën e sotme nga Policia, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.
Ai është Bajram Kaumacaku, 20 vjeç. Grabitësit kanë përdorur një automjet tip “Golf” të bardhë për t’u larguar nga vendngjarja./Albeu/Arbresh.info

Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...
Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u tak...