Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës këtë të enjte në kuadër të operacionit të koduar “Last Time”.
Pas një hetimi të mirëfilltë disa mujor me metoda speciale, policia dokumentoi me prova ligjore dhe goditi një grup kriminal në qytetin e Shkodrës, i cili shfrytëzonte për prostitucion vajza të mitura.
Si rezultat i punës hetimore u bë e mundur arrestimi i Lumturie K. 43 vjeçe, banuese në lagjen Bacahllek, Shkodër, e dyshuar se ka kryer veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”.
Lekë C. 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj Velipojë, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Ushtrim Prostitucioni”.
Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit Juli Z., (alias Ylli), 40 vjeç, banues në fshatin Shkjeze, Vau Dejës, i dyshuar se ka kryer veprën penale, “Trafikim i të miturve e mbetur në tentative” dhe “Shfrytëzim prostitucioni me të mitur”.
Gjithashtu procedohet në gjendje të lirë për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni me të mitur kryer në bashkëpunim”, P. S., 47 vjeç, banues në Rranxa, Vau Dejës. Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...