Vazhdojnë hetimet në lidhje me vdekjen e të resë Xhuljeta Gjeka në Fier ku familjarët e saj akuzojnë mjekët.
Familjarët e saj enden dyerve të spitalit e policisë për të kërkuar drejtësi për vdekjen e 21-vjeçares.
Ata akuzojnë mjekët për neglizhencë ndaj vajzës së re që humbi jetën me të mbërritur në spital.
Pilo Gjeka, gjyshi i vajzës së re mes lotësh tregon se vajza ka shkuar në spital me temperaturë shumë të ulët.
“I uroj popullit shqiptar të mos kenë fatin e mbesës time veçanërisht populli i Fierit me ata mjekë që kemi.
E kam çuar çupën në orën 3 në spital pasi u ftoh në trup, nga 37 i shkoi në 35 temperatura e më pas ia matën me termometër që s’punonte, e nxorën 36,5.
“Unë bërtisja: ‘Doktoreshë çupa nuk është mirë, po më ftohet’. Këtu gabuam ne si prindër, e nisën në shtëpi”, thotë gjyshi mes lotësh për “BW”.
Duke akuzuar mjekët, gjyshi thotë: “Si nuk më solli njëri një barelë, bërtisja ‘o maskarenj, çupa më iku në kraharor, në duart e mia, më bëri hatanë. Shëndetësia ma mori në qafë çupën”, thotë gjyshi teksa shpërthen në të qara./Ballkan Web/
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...