Gjykata Administrative e Shqipërisë, ka marrë sot vendimin në lidhje me ankimimin e deputetëve të Partisë Demokratike mbi dënimin nga Këshilli i Etikës për periudha të ndryshme kohore, që variojnë nga 40 deri në 60 ditë.
Siç shkruan Lapsi, Administrativja shfuqizoi masat disiplinore, ndërsa vendimi u dha me ekzekutim të përkohshëm, pra aplikohet menjëherë.
Mësohet se për deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati, është vendosur shfuqizim i pjesshëm duke lënë në fuqi përjashtimin me vetëm 10 ditë, pra nga data 3 deri me 13 tetor; ndërsa për deputetët e tjerë është lënë në fuqi përjashtimi me 5 ditë nga data 3 deri më datë 8 tetor.
Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi nga Grupi Parlamentar i PD.
“Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Elisa Spiropalit, e cila në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores se kuvendit përjashtoi opozitën nga Kuvendi. Vendimi u dha me ekzekutim te përkohshëm, pra aplikohet menjëherë”, thuhet në vendim.
Trump paralajmëron: SHBA do të veprojë fuqishëm nëse Irani e...
Tragjedi në Tajlandë, vinçi bie mbi trenin në lëvizje, 22 vi...
Moti në Shqipëri me kthjellime, vranësira dhe mjegull
Sot dhe nesër shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut
Osmani pret sot në takim Sorensen
Moti sot kryesisht i vranët, temperatura -5°C