Një shqiptar është arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë brenda në makinë një vajzë të re.
Sot gjykata e Chieti e dënoi atë me 5 vjet e 6 muaj burg për dhunë seksuale dhe tashmë është dërguar në burgun Rebibbia në Romë për shlyerjen e dënimit të tij.
Faktet e diskutuara për shqiptarin, tashmë të njohur për policinë edhe për trafik droge, deklarime të rreme datojnë në qershor 2015.
Një mbrëmje, ai u ofrua të dërgonte në shtëpi, pas pune një vajzë të re nga Chieti dhe kishte tentuar ta përdhununonte, duke e puthur dhe prekur në vende intime. Për fat të mirë, vajza kishte arritur të shpëtonte nga makina dhe të raportonte incidentin.
Hetimet kishin çuar në identifikimin e burrit, i cili më pas u gjykua dhe u dënua nga gjykata e Chieti. Dënimi u konfirmua nga Gjykata e Apelit e L’Aquila dhe, të Mërkurën, nga Gjykata e Kasacionit, e cila refuzoi ankesën e të pandehurit dhe e bëri dënimin përfundimtar./noa/
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...