Gjykata e Lartë në Tiranë vendosi ekstradimin drejt Turqisë të Faruk Ozer.
Ozer ishte menaxheri i kompanisë “Thodex” dhe dyshohet se ka mashtruar më shumë se 400 mijë shtetas, të cilët investuan në monedha virtuale, por nuk mundën të marrin paratë mbrapsht pasi kompania bllokoi veprimtarinë në mënyrë të papritur.
Ozer besohet se në momentin e arratisjes nga Turqia mbante me vete kodet e kriptomonedhave në vlerën e 108 milionë dollarëve.
Ai u arrestua në Himarë i shoqëruar me dy persona të tjerë, banues në Vlorë dhe Durrës.
I riu turk akuzohet për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.
Gjykata e Lartë e Stambollit ka lëshuar urdhër arresti në vitin 2021, ndaj 28-vjeçarit, për krijimin e skemës mashtruese me kriptovalutat. /Telegrafi/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026