Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka nisur vizitën e saj dyditore në Vienë, Austri, e ftuar nga Ministri i Drejtësisë austriak Josef Moser.
Pjesë e agjendës është takimi dypalësh i delegacionit shqiptar me Ministrin e Drejtësisë të Austrisë. Ministrja Etilda Gjonaj nënshkroi sot në Vjenë të Austrisë memorandumin e bashkëpunimit, me Ministrin e Çështjeve Kushtetuese, Reformave, Derregullimit dhe Drejtësisë të Austrisë Josef Moser.
Memorandumi i bashkëpunimit mes dy vendeve do të rrisë kapacitetet e Ministrisë së Drejtësisë, veçanërisht në fushën e kodifikimit dhe hartimit të legjislacionit, duke përfituar nga eksperienca më e mirë Austriake.
Gjithashtu, sipas marrëveshjes, Ministria e Drejtësisë do të asistohet në rritjen e kapaciteteve në fushë e statistikave gjyqësore, planifikimin dhe raportimin strategjik, si dhe në rritjen e standardeve dhe mekanizmave të kontrollit të brendshëm.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj vlerësoi ndihmën dhe asistencën që ka dhënë Ministri Josef Moser për zbatimin e reformave në Shqipëri.
Gjonaj nënvizoi se çdo reformë e ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë ka në brendësi një kontribut të vyer, dhe ekspertizë të Ministrisë së Drejtësisë së Austrisë, si dhe ekspertëve ligjorë austriak.


Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...
Shkëndija kërkon befasinë ndaj Samunsporit, publikohen forma...
Vdes zyrtari i LDK-së
Arrestohet i kërkuari i dënuar me pesë vite burgim, dërgohet...
Drita – Celje, publikohen formacionet zyrtare