Situatë e komplikuar aq edhe absurde për gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, që jo vetëm bojkoton seancën ndaj tij në GJKKO, por ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka.
“Kemi bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares Irena Gjoka, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Gjykimi është ndërprerë për të gjykuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtim. Ne nuk vijmë këtu për 3 orë e të lexojmë 20 mijë faqe. Berisha na ka autorizuar ne.”- tha avokati Gjokutaj.
Kallëzimi i Berishës është dërguar me postë në derën e SPAK, sipas avokatëve, të cilët pretendojnë se gjykata do të hedhë në short kërkesën për përjashtimin nga çështja të Irena Gjokës.
Pak çaste më parë zyra e shtypit e GJKKO ka konfirmuar se seanca ndaj ish-kryeministrit nuk do të vijojë sot, por është shtyrë ditën e nesërme në orën 14:30, pasi mbrojtësit kërkuan kohë të njihen me aktet.
Ndërkohë, Berisha u ka lëshuar prokurë të përgjithshme avokatëve dhe jo të posaçme, pra ka marrë dijeni për seancën dhe ka autorizuar avokatin e tij për ta përfaqësuar në gjyq./TCh
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...