Në Gjirokastër sezoni turistik i këtij viti regjistroi në statistikat lokale gati 140 mijë vizitorë të huaj dhe vendas, çka tregon se trendi i atyre që vizituan monumentet ka ardhur në rritje.
Në një takim që analizoi rezultatet dhe problemet e sezonit turistik u tërhoq vëmendja për numrin e lartë të bujtinave dhe njësive të tjera në funksion të turizmit, që gjenden jashtë sistemit fiskal dhe operojnë në informalitet.
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Maksim Hoxha tha se kjo kategori po kryen konkurrencë të pandershme kundrejt taksapaguesve të rregullt në tregun e turizmit.
Çështje që preku dhe u bë pjesë e komenteve negative të vizitorëve këtë vit ishte sërish ndotja sidomos në zonat rurale. Specialisti i drejtorisë të monumenteve ngre problemin e mungesës së kapaciteteve të bashkive për të zgjidhur problemin.
Ndërsa prefekti i qarkut z. Astrit Aliaj tërhoqi vëmendjen edhe për nevojën për informacion mbi problematikat që duhet të përcjelle sektori i turizmit.
Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës numërohen gjithsej rreth 4700 biznese. Gjatë vitit të fundit u regjistruan në platformën e Booking mbi 170 bujtina të reja shumica e të cilave ende nuk janë regjistruar./tch/
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...
Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajon...
30 shtete lëshojnë paralajmërime për stuhi të ashpër dimëror...
Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...
Policia shqiptare dhe ajo portugeze bashkëpunim të ri në luf...